David Haye e ka pranuar se do të konsideronte një rikthim në boks nëse do të ishte i garantuar se do të boksonte me fituesin e përballjes Anthony Joshua – Tyson Fury.
Sidoqoftë, anglezi e ka pranuar se nuk ka gjasa që ftesa të vinte ndonjëherë dhe thotë se ai ishte i kënaqur me qëndrimin në pension.
Haye u bë kampion i WBA në peshën e rëndë në vitin 2009 kur e mposhti Nikolai Valuevin.
Haye ka treguar se nuk i ka ndalur stërvitjet.
“Sërvitem nga gjysmë ore deri në 45-minuta çdo ditë, por kam një rutinë të bukur. Nuk po stërvit për t’u ndeshkur me dikë” tha Haye.