Francezi Thierry Henry duket se e ka shumë për zemër punën e trajnerit.
Ai është duke e shijuar të qenit menaxher i skuadrës Montreal Impact.
Ish-futbollisti i Aresnalit dhe Barcelonës, ka thënë se liga MLS, do të bëhet edhe më e fortë.
“Fakti që tani skuadrat po blejnë lojtarë nga liga të tjera dhe po marrin lojtarë nga Evropa më herët, mendoj që kjo tregon se liga po forcohet”, ka thënë Henry.
“Nuk mendoj se kjo kishte ndodhur më herët”, ka thënë Henry.