Një prej legjedave të futbollit gjerman dhe botëror, Lothar Matthaus, ka folur për futbollistin gjerman, Mario Gotze.

Matthaus ka thënë se Gotze nuk është aq i shpejtë sa duhet për të luajtur në Bundesligë.

“Supozoj që koha e tij në Dortmund ka përfunduar. Mendoj që Serie A, do të ishte një ligë e përshtatshme për të. Të paktën, ndeshja nuk luhet aq shpejt atje dhe kjo ndoshta do t’i sjellë dobi”, ka thënë Matthaus.

Gotze ishte larguar nga Borussia Dortmund për në Bayern Munich, por nuk arriti të ishte në nivelin e duhur dhe përsëri u kthye në ekipin e vjetër.