Derisa ishte pjesë e LA Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç kishte kërcënuar bashkëlojtarët.

Kjo kishte ndodhur në vitin 2018, pas humbjes nga Huston Dynamos 3-2.

Një ish-bashkëlojtar i tij, Pedro, ka treguar se çfarë u kishte thënë Zlatan pas ndeshjes.

“Nëse keni ardhur këtu për të shkuar në plazh ose të bëni shëtitje në Hollywood, tregoni. “Unë kam 300 milionë ndjekës në llogarinë time, një ishull, nuk kam nevojë për këtë”, kishte thënë suedezi. I pari që më thotë diçka, do ta vras”, tregon Pedro.