Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez aktualisht është objektivi kryesor i Barcelonës për ta transferuar për sezonin e ardhshëm.

Derisa Neymar është si cështje e pamundur, duke pasur parasysh koston ose çmimin që kërkon Paris Saint-Germain.

Mirëpo as Lautaro Martinez nuk do t’i kushtojë lirë Barcelonës, por si cmim është dukshëm më i ulët krahasuar me Neymar, shkruan Marca.

Faktori përcaktues i transferimit të mundshëm të yllit argjentinas, është se vet Lautaro dëshiron të shkojë në Camp Nou.