Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois ka thënë se legjenda Iker Casillas ishte arsyeja që ai vendosi të bëhej portier.
Belgu ka thënë po ashtu se e kishte shikuar gjithmonë edhe holandezin Edëin van der Sar.
“Kur Iker (Casillas) filloi të luante në Real Madrid, unë i shikoja ndeshjet e tij dhe u bëra portier për shkak të tij”, ka shkruar Courtios në rrjetet sociale.
“Më pëlqente ta shikoja dhe unë e doja Real Madridin. Në moshën 14-vjeçare unë isha i gjatë dhe i dobët dhe më dukej vetja edhe si van der Sar”, ka thënë portieri belg.



























