Ylli francez, Kylian Mbappe duket se do të jetë pjesë e Paris Saint-Germain të paktën deri në verë, pasi që shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij.

Më serioze duket skuadra angleze, Liverpool, që kërkon më ngulm transferimin e tij.

Siç raportojnë mediat në Angli, ishte vet trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ai i cili është duke e dëshiruar me çdo kusht atë në skuadër.

Madje Klopp ka kontaktuar me babanë e sulmuesit francez, për ta bindur të riun Mbappe që të largohet nga Parisi.