Klubi londinez, Arsenal ka bërë të ditur se futbollistët do të kthehen në stërvitje javën e ardhshme.

Përmes një njoftimi thuhet se qasja do të jetë e kufizuar, por futbollistët do të vazhdojnë stërvitjen.

“Lojtarët do të lejohen të shkojnë në qendrën tonë stërvitore Colney në Londër nga java e ardhshme. Qasja në qendër do të jetë e kufizuar, e menaxhuar me kujdes dhe distanca sociale do të ruhet gjatë gjithë kohës”, thuhet në njoftim.

Skuadra e Granit Xhakës, ishte izoluar për shkak se trajneri Mikel Arteta kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.