Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville ka kritikuar ashpër zyrtarët e Premier League, të cilët kanë marrë vendim që të fillojnë ndeshjet muajin tjetër.

Neville ka thënë se ky vendim është në të mirë të ekonomisë dhe jo të futbollit.

Sipas tij, autoritetet nuk po mendojnë për sigurinë e lojtarëve dhe se po i japin më shumë përparësi parave.

“Stafi mjekësor i FIFA-s kanë njoftuar që ndeshjet e futbollit nuk duhet të zhvillohen para shtatorit. Unë mendoj se ky është një vendim ekonomik, se po të mos ishte, s’do të kishte futboll edhe për shumë muaj”, ka thënë për Sky Sports.

“Sa njerëz duhet të vdesin duke luajtur futboll në Premier League që të vlerësohet rreziku që ekziston? Një lojtar? A po ndonjë tjetër të dërgohet në kujdes intensiv? Çfarë rreziku duhet të marrim? Vendimi është thjesht ekonomik”, ka thënë Neville.