Milot Rashica mund të largohet nga Werder Bremeni për 15 milionë euro.
Rënia e vlerës së kosovarit mund të shkaktohet nëse Bremeni bie nga Bundesliga 1.
Për yllin e Kombëtares interesim të hapur kanë shfaqur shumë skuadra.
Së fundmi, agjenti i tij e ka konfirmuar se skuadra që luajnë në Champions League, i duan shërbimet e talentit Rashica.