Prej kur botës së futbollit iu bashku Cristiano Ronaldo, filloi debati se cili ishte Ronaldo i vërtetë.

Për këtë ka folur edhe vetë braziliani, Ronaldo.

I pyetur nga Fabio Cannavaro në një bisedë në Instagram në lidhje me ‘Roanldon e vërtetë’, 43-vjeçari tha: “Për CR7, duhet të jetë e mërzitshme të dëgjojë që unë jam Ronaldo i vërtetë”.

“Njerëzit nuk mund të krahasohen. Cristiano do të mbetet në historinë e futbollit për golat dhe për vazhdimësinë që ka treguar. Ai do të mbetet një nga më të mirët në histori, si Messi”, ka thënë Rondalo.