Futbolli pritet të pësojë ndryshime të mëdha,kur të kthehet pas suspendimit të shkaktuar nga pandemia.
Disa vendime urgjente do ta ndryshojnë rrënjësisht lojën.
Yjet e Bundesligës do të jenë të parët që do të kthehen më 9 maj. Një nga kushtet është abstenimi nga seksi, nëse ata ose partneri i tyre kanë simptoma të koronavirusit.
Lojtarët do të mundë të ndëshkohen me kartonë të verdhë nëse pështyjnë në fushë.
Skuadrat do të lejohen të bëjnë deri në 5 zëvendësime për ndeshje, në vend të tre sa është aktualisht.
Koronavirusi mund të mbijetojë deri në 72 orë në sipërfaqe, kështu që gjithçka që preket nga një lojtar, do të duhet të jetë e pastër.
Gjatë ekzekutimit të kornerëve, lojtarët nuk duhet t’i ngjiten njëri-tjetrit.
Stërvitje të izoluara, ku lojtarët stërviten në grupe prej 5 vetash.