Fati i mesfushorit francez, Paul Pogba duket se është i lidhur me Italinë.

Pogba me shumë gjasë do të kthehet në Torino, te Juventusi. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane.

Sipas Sky Italy, tashmë kanë filluar bisedimet për një kthim te francezit te Juventusi.

Ky medium raporton se Manchester United dhe Juventus ka filluar bisedimet për këtë transferim.

Pogba po ashtu ëhtë lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madrid, pasi pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane.