Ish-basketbollisti i NBA, Shannon Brown, është arrestuar nga policia amerikane pasi ka goditur me pushkë dy persona të cilët kishin hyrë në shtëpinë e tij të cilën e ka nxjerrë në shitje.

Ai po akuzohet për një sulm të rëndë. Dera e përparme e pronës së tij ka qenë e hapur, dhe kur çifti pa shenjen për shitje, kanë vazhduar të hynë në shtëpinë e tij.

Ai ka shtënë në drejtim të tyre pesë ose gjashtë herë, raportohet në media.

Ish-basketbollisti gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Chicago Bulls, Charlotte Bobcats, Los Angeles Lakers, Phoenix Suns, San Antonio Spurs, New York Knicks dhe Miami Heat.

Të gjithë e kujtojnë Shannon Brown si ish-basketbollist të NBA pjesë e skuadrës së artë të Lakers që me Kobe Bryant si lider fitoi dy tituj kampion radhazi në vitet 2009 dhe 2010.