Kanë përfunduar ndeshjet e para pas rifillimit të kampionatit gjerman.
Dortmundi e ka fituar ndeshjen derbi me Schalken, me rezultat të thellë 4:0.
Haaland ishte i pari që shënoi pas rikthimit të ndeshjeve, që ishin ndërprerë për shkak të koronavirusit.
Wolfsburg ka fituar në udhëtim te Augsburgu derisa si mysafire ka fituar edhe Hertha e Berlinit te Hoffenheimi.
Derbi i shqiptarëve, Berisha dhe Gjasula, përfundoi pa gola.
Valon Berisha e ka goditur shtyllën në pjesën e parë të ndeshjes Dusseldorf-Paderborn.
Me këtë fitore, Dortmundi i afrohet liderit Bayern në vetëm një pikë, me bavarezët që kanë një ndeshje më pak.