Trajneri Bylbyl Sokoli është përmendur së fundi për aderim në një parti politike.
‘Profa’ i cili është për Bashkim Kombëtar, ka treguar se ka pasur biseda me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mirëpo ka mohuar zërat për një aderim të mundshëm në këtë parti.
“Jo nuk kam aderuar. Kanë qenë spekulime”, ka thënë Bylbyl Sokoli në T7.
Megjithatë ka shtuar, se trajnerët por edhe të gjithë profesionistët, duhet të japin kontributin e tyre për shtetin.