Skuadra e Ballkanit nga Suhareka, është më e forta në Kosovë.

Kështu ka deklaruar trajneri Ismet Munishi, i cili ka shtuar se klubet tjera nuk duhet të merren me intriga, por duhet të përcjellin punën e mirë të Ballkanit.

“Shyqyr që nuk e din kundërshtarët sa i fortë është Ballkani se nuk mund të flenë natën”, ka thënë Munishi në emisionin Favorit në T7.

Ai ka porositur gazetarët të mos bëhen servil.