Rezervisti i Manchester Cityt, Willy Caballero ka folur për trajnerin e tij, spanjollin Pep Guardiola.

Sipas tij, Guardiola është një mësues shumë i mirë, duke shtuar edhe nuk është në moshë të re, ka mësuar shumë nga trajneri.

“Pep Guardiola, është si të shkosh në universitet. Në fushë, duke shikuar video ose në çdo kohë, kur ai afrohet te ti dhe t’i shpjegon gjërat”, ka thënë portieri.

“Nuk e ka problem të mësojë dikë në moshën 34 vjeç, si unë, apo dikë që është 18 vjeç. Ai është një mësues i shkëlqyeshëm”, ka thënë Caballero.