Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland ka treguar se nuk ka frikë nga Bayern Munich, duke folur për ndeshjen që do të zhvillohet sot nga ora 18:30.

Këtë ndeshje, ku do të luajë kudnër një skuadre plot yje, mund të jetë më e madhja në karrierën e tij deri më tani.

“Jo, presioni s’më brengos mua. Mua më pëlqen të luaj në ndeshje të këtilla dhe, që të jem i sinqertë, këto janë ndeshjet të cilat më pëlqejnë më së shumti. Unë mezi po e pres këtë ndeshje kundër një skuadre shumë të mirë të Bayernit. Unë tentoj të jem sa më i qetë që të jetë e mundur dhe të mos mendoj shumë për ndeshjen. Ata kanë fitues të Kupës së Botës në skuadër, por edhe ne kemi”, ka thënë Haaland.

“Unë e di se ne e kemi një skuadër shumë të mirë, por edhe Bayerni e ka një skuadër të mirë, kështu që do të jetë një ndeshje interesante. Unë e shoh çdo bashkëlojtar timin në stërvitje dhe e shoh se sa të mirë janë dhe ne duam t’i arrijmë synimet tona, kështu që mezi po e pres këtë ndeshje”, ka thënë Haaland për “Klassiker”.