Italiani Fabio Capello, ka folur për kohën sa ishte trajner i Real Madrid.

Atë kohë, ai kishte stërvitur talentin më të madh të futbollit, sic edhe ka deklaruar disa herë, brazilianin Ronaldo.

Por duket se pikërisht Ronaldo, i kishte shkaktuar telashe të tjera trajnerit italian.

“Talenti më i madh që kam stërvitur ndonjëherë është Ronaldo. Në të njëjtën kohë, ai është lojtari që më shkaktoi më se shumti probleme në zhveshtore”, ka thënë Capello për Sky Sport.

“Një herë Ruud Van Nistelrooy më tha: trajner në zhveshtore kundërmon erë alkooli”, ka thënë Capello.