Belgu Kevin De Brune, është një prej mesfushorëve më të mirë në botë.
Por asistuesi më i mirë te Manchester City dhe në Premier League, në shumë raste shihet i nervozuar në fushë.
Këtë e ka pranuar belgu, duke folur për përplasjen që e kishte pasur me kapitenin David Silva.
Ai thënë se nervozohet shumë shpejt dhe shumë shpesh, sidomos kur ndëshkohet.
“Mund të përleshem, psh për një minutë, pastaj jam në rregull, por në atë minutë”, ka thënë Kevin De Brune duke qeshur.
“Unë nervozohem në fushë. Kur luaj, brenda meje ndjej si të jenë dy Kevina. Në fushë ndonjëherë jam bir i b…”, ka thënë De Bruyne.