Mauro Icardi bashkë me familjen e tij, mund të jetojnë në një kryeqytet tjetër të madh.

Nga Parisi, ai mund të transferohet në Londër. Kjo pasi skuadra londineze Arsenal, ka mundësi që të nënshkruajë me sulmuesin nga Argjentina.

27-vjeçari shihet si zëvendësim i drejtpërdrejtë për sulmuesin e Gabonit, Pierre-Emerick Aubameyang.

Këtij të fundit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është duke u kërkuar nga skuadra të tjera.

Kurse Mauro Icardi, është futbollist i Interit, por që u huazua te Paris Saint-Germain.