Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique dhe gruaja e tij, Shakira janë fotografuar me familjen e tyre gjatë një shëtitje në qytet.
Ajo që bie në sy është fanella e djalit të madh të Pique, i cili quhet Milan.
Ai ka të veshur një fanellë të skuadrës italiane, Roma.
Fanella e bardhë që Roma e ka veshur si mysafire në sezonin 2017/18, është e personalizuar me emrin e të birit të Pique.
Milan si duket ka dëshirë të bëhet mbrojtës si babai i tij, pasi në fanellë ka vendosur numrin 3.