Mbrojtësi shqiptar i Hellas Verona, Marash Kumbulla, ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, pas paraqitjeve shumë të mira në Serie A.

E përditshmja franceze ‘L’Equipe’ shkruan se skuadra nga Franca, Lyon, është shtuar në listën e klubeve që janë duke shprehur interesim për Marash Kumbullën.

Bashkë me Amir Rrahmanin, Kumbulla ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A.

Interi, Napoli, Manchester Unitedi e shumë klube të tjera evropiane janë përmendur si destinacione të mundshme për futbollistin.