Futbolli në Gjermani pritet të fillojë më 16 maj, pas vendimit që ka marr qeveria e këtij vendi.
Por, skuadra e Bundesliga 2, Dynamo Dresden, nuk do të mund të kthehet në fushë.
Dy javët e ardhshme, të gjithë futbollistët e kësaj skuadre do të futen në karantinë.
Klubi ka njoftuar se ky vendim ka ardhur pasi dy persona rezultuan pozitiv me COVID-19.
Dynamo Dresden, ndeshjen e parë do ta luante kundër Hannoverit.