Skuadra e Ballkanit, përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se është pajisur me licencë nga UEFA.
“Përveç aspektit sportiv dhe formës së lartë të cilën e kemi demonstruar gjatë këtij sezoni duke kryesuar tabelën e klasifikimit në Superligë për javë të tëra dhe duke shfaqur futboll cilësor. Krahas perfomancave të larta sportive ne kemi arritur që të paijisemi me licencë për gara të cilat organizohen nën umbrellën e UEFA-së” thuhet në njoftimin e skuadrës nga Suhareka.
FC Ballkani falenderon të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me klubin dhe të cilët drejtpëdrejt, ose tërthorazi kanë kontribuar që klubi të përformoj sa më profesional në aspektin administrativ dhe teknik.