Gazeta zvicerane “Blick”, raporton se ka ende gjasa që Baseli të tentojë të negocojë me klubin belg Genk, për shërbimet e talentit kosovar Edon Zhegrova.

Baseli në fund të marsit nuk shfrytëzoi opsionin për të transferuar reprezentuesin e Kosovës.

Por krerët e Baselit janë duke analizuar financat për të bërë më pas një tentim për të transferuar Zhegrovën.

21-vjeçari këtë edicion me Baselin, ku është i huazuar, i ka luajtur 19 ndeshje në të gjitha garat ndërsa i ka shënuar dy gola dhe ka katër asistime.