Tenisti Roger Federer është sportisti më i paguar në botë për vitin 2020.
Kjo pasi pandemia COVID-19 e ka rrëzuar futbollistin Lionel Messi nga pozita e parë.
Federer ka fituar 106,3 milionë dollarë në 12 muajt e fundit, duke përfshirë 100 milionë përmes marrëveshjeve reklamuese.
Futbollistët Cristiano Ronaldo (105 milionë dollarë), Messi (104) dhe Neymar (95.5) si dhe basketbollisti amerikan LeBron James (88,2) zënë vend në pesëshen e parë.
Japonezja Naomi Osaka (37,4 milionë dollarë), që renditet e 29-ta në listë, tejkaloi tenisten tjetër Serena Williams (36 milionë dollarë) si sportistja më e paguar në botë.