Legjenda e Arsenalit, Martin Keown , insiston se Shkodran Mustafi “nuk është në nivelin” që klubi e kërkon.

Ai ka folur për gjendjen e mbrojtësve të ‘Topçinjve’, duke vlerësuar disa, por për shqiptarin thotë se duhet të largohet.

“David Luiz duhet të shkojë, ai nuk është përshtatur në mbrojtje në krah dhe Mustafi, edhe pse Arteta e ka kthjellur paksa, e dimë se Mustafi nuk është në nivelin e klubit” ka thënë Keown.