Tyson Fury ka deklaruar se Deontay Wilder është një kundërshtar më i rrezikshëm sesa Anthony Joshua.

Madje Fury e ka quajtur Joshuan “foshnje të përkëdhelur”.

‘Gypsy King’ e nokautoi kampionin e WBC-së për të fituar titullin e tij në shkurt dhe tani po e pret një përballje kundër Joshuas.

Kur u pyet nëse Wilder është më i rrezikshmi, Fury i tha ESPN-së: “Kjo është 100 përqind e saktë, Joshua nuk është aspak i rrezikshëm”.

Ndërsa kanë filluar negociatat mes kampit Fury dhe Joshua, për një meç në fund të vitit.