Futbollisti i ri i Atalantas, Andrea Rinaldi, është duke luftuar për jetën e tij pasi pësoi një aneurizëm në tru.

Rinaldi, i cili mbush 20 vjeç në muajin e ardhshëm, nuk u ndje mirë të premten dhe u pranua në kujdesin intensiv në spitalin e Vareses.

Ai është në një gjendje kritike për jetën e tij, edhe pse nuk ka vdekur, pavarësisht disa raportimeve.

Mesfushori këtë edicion ka qenë i huazuar te Legnano, që zë vendin e dytë në Grupin B të Serisë D.