Ish-trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, në autobiografinë e tij të botuar në vitin 2013, kishte folur për kapitenin legjendar të Lipveroolit, Steven Gerrard.

“Unë jam ndër të paktë njerëz që mendoja se Gerrard nuk ishte një lojtar i klasit të lartë”, shkruan në librin e njeriut që bëri në shumë në futbollin anglez dhe evropian.

Protagonisti i kësaj fjalie, Steven Gerrard e ka komentuar këtë mendim të Ferguson për të.

Ai për BT Sport, ka thënë se ‘ka bërë gjumë të mirë’ edhe pasi e ka lexuar këtë deklaratë.

Gerrard ka zbuluar se Fergie kishte bërë përpjekje për ta çuar atë në Manchester United.

Madje, Gerrard edhe ishte provuar te Manchester United.

“Kur isha 13-vjeç mora një letër nga ta dhe dëshironin të nënshkruaja një kontratë 7-vjeçare me ta”, ka treguar Gerrard.

“Ai përsëri u përpoq të më merrte në ekipin e tij në fillim të sezonit 2002/03, por unë padyshim refuzova. Kështu që nuk mund ta marr afër zemrës deklaratën e tij”, ka thënë Gerrard.

Ai ka thënë se është një fans i Alex Ferguson dhe se e vlerëson shumë lojën e tij dhe se është një trajner i madh.

Sipas tij, kjo ka bërë që të shiten shumë kopje të librit që në javën e parë.

“Kur i lexova reagimin në gazeta, që citoni librin ku ai kishte thënë që unë nuk jam top lojtar, u befasova. Por nuk është që nuk munda të flej i qetë. Të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimin e tyre”, ka thënë Gerrard.