Mbrojtësi Achraf Hakimi që nga viti 2018 është duke luajtur në Bundesligë te Borussia Dortmund.

Ai u huazua nga Real Madridi në vitin 2018, por tash dërshiron të kthehet sërish në Spanjë.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet agjenti i huazimeve te Dortmund, Alejandro Camano.

Pas paraqitjeve të mira, Hakimi ka ngjallur interesimin e shumë skuadrave evropiane.

21-vjeçari, i cili doli nga ekipi i të rinjve të Real Madridit në 2017, pëlqehet nga Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Juventus dhe Chelsea.