Uellsiani Ryan Giggs ishte pjesë e Manchester United pëpr 23 vjet.

E për tërë këto vite, rival kryesor e kishte skuadrën e Liverpoolit, ndonëse në kohën e Sir Alex Ferguson, United ishin më superior.

Mirëpo, kohët kanë ndryshuar. As Giggs dhe as Ferguson nuk janë më te Manchester United.

Derisa te Liverpooli tash është një prej trajnerëve më të mirë në botë, Jurgen Klopp.

Sezoni i fundit i Liverpoolit i ka pëlqyer edhe 46-vjeçarit, Ryan Giggs.

“Si tifo i United, më dhemb ta them, por ata kanë qenë fantastikë këtë sezon. Ka disa gjëra që më kanë pëlqyer në mënyrën se si luan Liverpool dhe besoj që do  ta bëj të njëjtën me Uellsin”, ka thënë Giggs.