Në fund të këtij muaji pritet të rifillojë kampionati në Danimarkë.
Marrë parasysh faktin që ndeshjet do të luhen pa praninë e tifozëve, skuadra Aarhus ka gjetur një zgjidhje ideale për të mos i lënë vetëm lojtarët në fushë.
Në bashkëpunim me platformën digjitale “Zoom”, skuadra do të ndërtojë tribuna virtuale, me ekrane të mëdhenj.
Tifozët do të jenë në një lidhje direkte me stadiumin ndërkohë që luhet ndeshja dhe mund ta ndjekin si të ishin aty prezentë.
Derisa futbollistët mund të shohin fansat në ekranet e mëdha, madje të shijojnë edhe mbështetjen e tyre “online”.