Weverton Guilherme është një emër që mund të mos thotë asgjë për ju. Por, për yllin brazilian Neymar, do të thotë shumë.

Guilherme është një futbollist adoleshent i Brazilit, që kishte poshtëruar yllin e PSG-së në stërvitje.

Kjo kishte ndodhur në vitin 2019, kur skuadra e Brazilit po stërvitej në kuadër të Copa America.

Kur djaloshi e fut topin mes këmbëve të Neymar, ky i fundit e kap për jelekun e stërvitjes dhe e përpals në tokë.