Mbrojtësi francez i Manchester Cityt, Aymeric Laporte, ka folur për kohën e kaluar në izolim si pasojë e COVID-19.

Laporte ka thënë se karantina ishte si gjendje lufte për të.

“Ishte shumë vështirë. Mos ta prek topin, mos të shkoj në stadium të luaj para tifozëve”, ka thënë Laporte i mërzitur.

“Ne duhet të qëndrojmë edhe më tutje kështu, të bëjmë durim sepse është mënyra më e mirë për shëndetin tonë”, ka thënë francezi.