Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardijan Ismajli, po kërkohet nga dy skuadra italiane.

Hellas Verona, pjesë e së cilës janë edhe Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla dhe Torino.

Por duket se Verona është mjaftuar me shqiptarë dhe nuk dëshiron ta blejë mbrojtësin e skuadrës kroate, Hajduk Split.

Është pikërisht trajneri kroat, Ivan Juriç, ai që ka bllokuar transferimin e tij.

Ai mendohet se po kërkon lojtarë të tjerë, po nga kampionati kroat që njeh shumë mirë, ndaj për momentin ka vendosur që të mos jetë Ismajli emri i përzgjedhur për merkaton e verës.