Në vendlindjen e tij në Gjermani, tashmë është rikthyer futbolli.

Një gjë të tillë, Jurgen Klopp po e dëshiron edhe në Angli, ku ai është trajner.

Trajneri i Liverpoolit, mendon se duhet të rikthehet futbolli, pasi sipas tij, lojtarët janë të sigurt pas të gjitha këtyre rregullave strikte.

“Askush nuk dëshiron të fusë të tjerët në rrezik, por mendoj se me të gjitha këto që dimë, duke mbajtur distancën fizike, testimi kaq i shpeshtë dhe gjëra të tilla, lojtarët do të jenë të sigurt”, ka thënë Klopp.

Skuadra e Klopp, është e para në renditjen në tabelë dhe po të mos ndërpritej futbolli për shkak të koronavirusit, ai dhe lojtarët e tij do të ishin duke festuar.