Napoli është futur seriozisht në garë për Milot Rashicën.
Sipas mediave italiane, klubi nga Serie A do t’ia ofrojë Werder Bremenit 30 milionë euro për sulmuesin kosovar.
Dihet se Napoli e kërkonte 23 vjeçarin që prej kohës kur luante në Vitesse tri vjet më parë.
Derisa Werderi e vlerëson futbollistin me 38 milionë euro.
Rashicën ndërkohë e pëlqen edhe Lazio në Itali.
Në Gjermani e duan Leipzigu dhe Borussia Dortmundi.
Kurse, në Angli interesim për të kanë shfaqur Liverpooli, Aston Villa.