Klubi futbollistik ‘Drenica’, në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, kanë shpërndarë pako ushqimore për të gjithë anëtarët e KF Drenica. 

Pakot janë siguruar nga Komuna e Skenderajt, por që disa nga këto pako janë dedikuar për KF Drenica, për t’iu dal në ndihmë të gjithë stafit dhe lojtarëve të klubit.

Këto pako janë shpërndarë në vazhdën e angazhimit për shkak të krizës ndaj Pandemisë Covid – 19, si dhe në prag të festes së Fitër Bajramit. 

Kryetarja e klubit, Mihane Bekteshi, se bashku me përfaqësuesin e Komunës së Skenderajt, Drejtorin z. Ramiz Shala, i cili I solli pakot në emër të Komunës, kanë përcjellë nga afër shpërndarjen e pakove për të gjithë stafin dhe lojtarët e KF Drenica.