Braziliani Ronaldinho javë më parë u lirua nga burgu. Ai njihet për dëshirën për argëtim dhe alkool.
Bein Sport ka zbuluar një detaj interesant nga kontrata e ish-yllit të Barcelonës, kur ishte transferuar te Flamengo nga Milano.
Në kontratën e nënshkruar në vitin 2012, Ronaldinho insistoi të kishte një klauzolë të veçantë, që ndoshta nuk e ka pasur asnjë futbollist tjetër.
Braziliani kërkoi që më kontratë t’i lejohet të dalë dhe të argëtohet dy ditë në javë, dhe t’i lejohet edhe konsumimi i alkoolit.
Raportohet se Ronaldinho insistoi aq shumë për këtë klauzolë, sa ishte i gatshëm edhe të mos e nënshkruante kontratën nëse dëshira e tij nuk pranohej.
Në fund, ai u transferua te Flamengo dhe në sezonin që luajti shënoi 19 gola dhe asistoi 13 herë, që sigurisht është një performancë e mirë.