Trajnerja e parë e një ekipi të Bundesligës gjermane, Marie-Louise Eta, e ka nisur me humbje debutimin historik. 

Eta në krye të Union Berlinit, u mposht në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Wolfsburgut të shtunën, në xhiron e 30-të të elitës gjermane. 

Patrick Wimmer dhe Xhenan Pejçinoviq i shënuan golat e fitores për Wolfsburgun, kurse Oliver Burke shënoi për vendësit. 

Union Berlini i ka 32 pikë por vazhdon garën për mbijetesë. 

Wolfsburgu me fitore ka bërë hap të madh drejt mbijetesës. Tani i ka 24 pikë në vendin e parafundit, dy më pak se St. Pauli që është i 16-ti, në zonën e barazhit.