Samuel Eto’o është paguar miliona euro sa ishte pjesë e Interit.

Vozitej me vetura shumë të shtrenjta. Por ai refuzonte të paguante për parking.

Në vitin 2011, ai ishte dënuar në rrugët e Milanos.

Eto’o e luti shumë policen që të mos e dënonte.

“A e dini kush jam unë?Nuk mund të ma bëni këtë”. Kishte thënë Eto’o.

Por policja ‘e pashpirt’, e dënoi me 50 euro.