Në vitin 2008, Abu Dhabi United Group e kishte blerë Manchester Cityn.

Këtij ekipi iu bashkua nga Espanyol edhe mbrojtësi argjentinas, Pablo Zabaleta.

Ai ka treguar se drejtuesit e klubit planifikonin të transferonin edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

I vetmi yll që erdhi, tregon Zabaleta, ishte Robinho. Por ajo cfarë ndodhi brenda zhveshtores ishte interesante.

Futbollistët e Cityt, kishin vendosur t’i mirëpresin Ronaldon dhe Messin në mënyrën më të mirë.

Ata vendosën fotografitë e tyre në zhveshtore. E gjitha kishte ndodhur për tu tallur.

“Ne e morëm atë si shaka dhe në dhomën në dollapë filluam të vendosnim fotografitë e Messit dhe Cristiano Ronaldos”, ka thënë Zabaleta për La Nacion.

Zabaleta, i cili u largua nga City për në West Ham në 2017, po i afrohet pensionit nga futbolli dhe pranon që pandemia e koronavirusit mund të përshpejtojë atë.