Rikthimi i futbollit në Spanjë do të sjell shumë ndryshime.

Njëri ndër ta duket të jetë mos përdorimi i sistemi VAR për pjesën e mbetur të sezonit.

Sipas “El Chiringuito de Jugones” FIFA ka dhënë leje për ndalimin e përdorimit të VAR.

La Liga duket se mund vazhdojë aty ku e la së shpejti, por pa ndihmën e VAR, natyrisht gjithçka do të kthehet në normalitet sezonin 2020/21.

Ekipet në Spanjë tashmë kanë nisur stërvitjet individuale, synohet të rinisë sezoni në qershor, janë përmendur disa data deri më tani, fillimisht 7,8 dhe më pas edhe 20 qershor.