Organizatorët e Lojërave Olimpike ‘Tokyo 2020’ ia kanë kushtuar një shkrim sportistes kosovare, Majlinda Kelmendi.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës që pasoi, sportistë kosovarë nuk kishin qenë në gjendje të garonin nën flamurin e tyre kombëtar në Lojërat Olimpike.
Kjo deri sa u mor një vendim nga IOC më 9 dhjetor 2014.
Gjatë asaj seance, presidenti Thomas Bach njoftoi se Komiteti Olimpik i Kosovës do të jetë anëtar i plotë i IOC dhe Familjes Olimpike.
Ishte një ëndërr e realizuar për sportistët e Kosovës.
Falë këtij vendimi, shteti më në fund mund të merrte pjesë në Rio 2016 – skena në të cilën shkëlqeu protagonistja Majlinda Kelmendi.
Organizatorët kanë përmendur edhe ofertat që më pas i refuzoi Majlinda.
“Kam marrë shumë oferta serioze nga shtete shumë të fuqishme. Oferta me vlerë miliona dollarë” ka thënë Kelmendi.
Gjithashtu theksohet se suksesi i jashtëzakonshëm që Majlinda arriti në Rio i ofron shumë shpresë popullit të Kosovës, veçanërisht brezit të ri.