Kylian Mbappe ka fituar të enjten çmimin Këpuca e Artë në Ligue 1, si golashënuesi më i mirë.
Francezi i Paris Saint-Germain, ka shënuar këtë sezon 18 gola.
E kaq gola kishte shënuar edhe Wissam Ben Yedder, por tre nga 18 golat i kishte shënuar nga pika e bardhë.
Pas reagimeve të shumta, Mbappe ka thënë se do ta ndajë çmimin me Ben Yedder.
Skuadra e tij, PSG, u shpallën kampion pasi kampionati në Francë u ndërpre për shkak të koronavirusit.