Ylli kosovar Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë për Mondo Napoli, ku ka treguar për herë të parë përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë.
Muriqi ka thënë se brenda një objekti të vogël kanë qëndruar mbi 50 njerëz.
“Me vetëm 50 litra qumësht, jemi ushqyer më shumë se 50 njerëz për dy ditë” ka treguar sulmuesi i Fenerbahçes.
Të vetmin ushqim që e kishin ishin qepët dhe buka.
“Ishim fëmijë dhe kur kërkuam ushqim, nënat tona qanin sepse nuk kishin asgjë për të na dhënë. Hëngrëm bukë dhe qepë në mëngjes, drekë dhe darkë” ka thënë Muriqi.
Ai ka treguar se si serbët i kërcënuan.
“Edhe serbët erdhën te ne, na morën sende me vlerë dhe para dhe na thanë që ata do ta bombardonin shtëpinë tonë nëse nuk do të kishim ikur brenda dy orësh. Ne jemi mbrojtur vetëm nga Zoti” ka thënë Muriqi.