Ylli i Anglisë dhe Atletico Madridit, Kieran Trippier, është akuzuar për shkelje të rregullave të bastvënies të Federatës së Futbollit të Anglisë.

Por nëse dënohet, Federata angleze duhet të kërkojë nga FIFA që dënimi të jetë i vlefshëm në gjithë botën.

Kjo pasi 29-vjeçari tani luan në Spanjë.

Dyshohet që Trippier ka thyer dy rregulla për të cilat kohë më parë është dënuar Daniel Sturridge. 

Sturridge ishte dënuar pasi kishte dhënë informata për bastvënësit lidhur me negociatat e transferimit të tij.